Që në puntatën e dytë të emisionit “Përputhen”, janë shfaqur zënkat e para dhe pakënaqësitë ndaj djemve.ana dhe arisi
Advertisements
Madje situata ka degraduar deri në personale, pasi konkurentët nuk e përmbajtën dot veten.
Maris Lika dhe Ana Lleshi debatuan që ditën e parë që u përballën me njëri-tjetrin.
Advertisements
Meqë ishte dita e parë që të 14-të djemtë erdhën në studio, Marisi kërkoi të prezantohej për të treguar diçka më shumë nga vetja.
25-vjeçari theksoi se ishte edhe një djalë serioz, edhe me humor.
Në këtë moment, Bora, prezantuesja e emisionit, i drejtohet vajzave për të shprehur mendimin e parë në lidhje me Marisin.
Në këtë moment nis edhe debati mes Anës dhe Marisit.
Pjesë nga biseda:
Maris Lika: Tani duhet ta ndani mendjen vajza, doni humor apo seriozitet?
Ana Lleshi: S’më pëlqen ti, ku është problemi.
Maris Lika: As ti mua.
Ana Lleshi: Të njëjtën gjë do thuash.
Maris Lika: Jo, por sa të shikoj, dukesh që nuk përputhesh me mua fare.
Ana Lleshi: Normale…me një si ti…
Maris Lika: Përveç gjatësisë!
Ana Lleshi: Problemi qëndron se unë sa kam shalën, je ti i gjithi!
Maris Lika: Po kjo pra është ajo që mendon ti! Nuk të bën as shala, as emri, as veshja femër, edukata të bën.
Ana Lleshi: Me ty s’jam femër.
Maris Lika: As unë s’të shoh si femër fare! Të rroftë pamja, po…
Ana Lleshi: Faleminderit! Ka të tjerë që më shohin si femër.
Maris Lika: Unë e kam bërë edhe bisedën mbrapa me çunat, edhe e kam thënë që në fillim përshtypjen time për ty! Por s’ta jap luksin që të të bëj protagoniste! Me emrin tim të paktën jo!
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!