Tens ionet në Mesdheun Lindor/ Merkel ndërhyn përsëri, telefonon Erdogan

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka komunikuar sërish me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, ku kanë diskutuar situatën në Mesdheun Lindor dhe tensionet e krijuara me Greqinë. Presidenti turk i ka thënë kancelares gjermane se vendet anëtare të BE-së duhet të jenë të drejta dhe të qëndrueshme në çështjen e Mesdheut Lindor. Ende nuk dihen detajet e tjera që janë diskutuar në këtë komunikim mes tyre, por duket se Turqia insiston në vendimin e saj për kërkimin e gazit në rajonin e Mesdheut e cila është kthyer në “mollë sherri” me qeverinë greke.

Advertisements

Gjermania po përpiqet të ndërmjetësojë në lidhje me zbutjen e tensioneve mes palëve. Zëdhënës nga Presidenca turke deklaruan se Erdogan i tha Merkel se mosmarrëveshja “mund të zgjidhet përmes negociatave, me kusht që të mbizotërojë një qasje konstruktive, bazuar në drejtësi”.

Erdogan nënvizoi se do të vazhdojë të zbatojë një politikë vendimtare dhe aktive në lidhje me të drejtat e Turqisë. Ndërsa kjo e fundit thotë se BE po mbështet padrejtësisht Greqinë në një mosmarrëveshje detare që shtrihet me dekada, por që fitoi një rëndësi të shtuar me zbulimin e depozitave të mëdha të gazit natyror në vitet e fundit.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPërputhen/ “O tullumbace e shfryrë”! Shoqja e Anës shfaqet në emision dhe bën për “një lek” Shqipen
Artikulli tjetërParalajmërimi/ Moti në zonën e detit Jon do përkeqësohet, ja ç’thone ekspertet