Tensionet në Mesdhe/ Erdogan-Greqisë: Jemi ‘llokmë’ e madhe për ju(E plote)

Teksa tensionet mes Greqisë dhe Turqisë vijojnë, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ndau në rrjetet sociale një video të vjetër duke paralajmëruar armiqtë e tij dhe tha se turqit janë më të mëdhenj, e për këtë arsye nuk i mundin dot.

Advertisements

Kjo deklaratë luf tarake vjen gjatë tensioneve të rritura midis Turqisë dhe Greqisë në Mesdheun Lindor për kërkimin e gazit. “Është një tryezë ujku (një kurth) që ju keni përgatitur. Ju dëshironi të na hani në atë tryezë ujku, por më vjen keq, ne jemi shumë të mëdhenj për ju, nuk mund të na hani dot”, thotë Erdogan në video.

Video është bërë në vitin 1998, kur Erdogan u largua nga partia Refah (mirëqenie) e udhëhequr nga Necmettin Erbakan, e cila ishte përjashtuar nga pushteti për shkeljen e ndarjes së fesë dhe shtetit.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSka ndali me dy lojtarët e kombëtares, bukuroshja tregon se çfarë ndodhi në dhomën e hotelit(Foto)
Artikulli tjetërTirane: Kthyen qendrat masazh në vende prό.stitucioni, arrês.tohen 2 pronarët