“Tani, ndjenja e golit nuk është njësoj”: Balaj kërkon të festojë në stadiumin e ri

Pak minuta në Minsk që ndoshta i rrinë ngushtë, por sulmuesi i Kombëtares, Bekim Balaj vihet në dispozicion të skuadrës dhe teknikut Edy Reja. Në konferencën për shtyp pas kthimit të kuqezinjve nga Bjellorusia, shkodrani është shprehur se e vetmja gjë që ka rëndësi është të fitojë Kombtarja: “Ajo që na ngroh të gjithëve nga Bjellorusia është 3-pikëshi që morëm. Dëshira është e të gjithëve që ta nisim si titullar, por kjo nuk varet nga ne, pasi vendos trajneri – sqaroi Balaj -. Arritëm fitore dhe kjo na kënaq të gjithëve. Nuk ka rëndësi sa minuta luajmë, e rëndësishme është ajo që japim për ekipin kombëtar. Jemi në rrugën e duhur, pas dy ditësh kemi ndeshjen dhe nuk kem i shumë kohë për të festuar”.

Advertisements

Balaj ka parë nga pankina golin e Cikalleshit, që u preferua nga tekniku para shkodranit. Në minutat e mbetura Balaj nuk e provoi dot gëzimin e golit, por shpreson që mundësia të jetë në stadiumin e ri, edhe pse pa publik nuk do të jetë njëlloj: “Sigurisht që dëshira është e madhe të shënosh për Kombëtaren, pavarësisht se ku shënon. Në stadiumin e ri ende nuk kemi arritur të festojmë. Tani që mungojnë tifozët, festa dhe ndjenja e golit nuk është e njëjtë si më parë”, komentoi Balaj.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

Advertisements

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak‘I kam dhanë besën e shqiptarit Zotit me prue dashni’! Letra e Nënë Terezës ekspozohet për herë të parë në origjinal
Artikulli tjetërDrejtonte mjetin i de hur dhe tentoi të korruptojë punonjësit e policisë, arrestohet 52-vjeçari