SKANDAL/ Policët e ‘Illyrian Guard’ pranohen me rryshfet 500 mijë lekë, roja i infiltruar hap zyrat e AKEP për gazetarin

Një ditë më parë, emisioni “Stop” në Tv Klan denoncoi një rast skandaloz se si kompania shtetërore e sigurisë “Illyrian Guard” nuk ishte në gjendje që të ruante institucionin e AKEP.

Advertisements

Përmes kamerës së fshehtë, emisioni “Stop” tregoi me zë e figurë se si një person u bë roje objekti nën “siglën” e “Illyrian Guard” vetëm duke paguar 500 mijë Lekë ryshfet.

Dhe kaq mjaftoi që gazetari i “Stop” të hynte më pas në ambientet e brendshme të AKEP pa e shqetësuar askush. Jo vetëm, por shkoi edhe në zyrën e drejtorit ku u ul në tavolinën e tij. Po kështu, gazetari i “Stop” kishte në dorë edhe të gjitha çelësat e automjeteve të këtij institucioni.

Advertisements

Pas këtij skandali, sot Policia e Shtetit u vu në lëvizje dhe sekuestroi pamjet filmike, ndërsa ka nisur hetimet për këtë rast.

Sot, gazetari i emisionit “Stop” Genci Angjellari shkoi përsëri në zyrat e AKEP. Por, pas transmetimit se si siguria e këtij institucioni linte për të dëshiruar dhe mund të hynte kushdo, sot rojet kishin “blinduar” ndërtesën. Jo vetëm kaq, por nuk lejuan kamerën e “Stop” që të filmonte në ambientet e jashtme.

Gazetari: Si jeni? Mirë? Tv Klan, emisioni “Stop”! Duam të flasim me dikë, që është për mediat këtu në AKEP?

Roja, AKEP: Matanë, këtu s’ka …

Gazetari: Po drejtori i monitorimeve atij, që i hymë në zyrë, donim një reagim…? Mund ta lajmërosh?

Roja, AKEP: Jo, ka shkuar në mbledhje atje…

Roja, AKEP: Nuk duhet të filmohet…

Gazetari: Kush?

Roja, AKEP: Ambienti.

Gazetari: Ku ka ndonjë ligj të shkruar? Unë jam në rrugë.

Roja, AKEP: Jo kamerën drejt këtej…

Gazetari: Është z. Frashëri këtu, se ka makinën. Komunikove me dikë për shtyp, se duam një reagim ?

Roja, AKEP: S’ka ardh akoma …

Rreth orës 10:30, drejtori i AKEP, z.Frashëri, paraqitet në institucion por refuzon që të flasë për kamerën e “Stop”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPezullohet përkohësisht një nga studimet për zhvillimin e vaksinës për COVID-19, ja efekti anësor që përhapi panik
Artikulli tjetërParalajmërimi i Turqisë në kulmin e tensioneve. Pse u shtynë bisedimet në selinë e NATO-s