“S’ka gjë mamo, do ta paguaj unë edhe botoksin”, Roza i bën urimin special të ëmës për ditëlindje

Pak ditë më parë aktorja e madhe e humorit Rita Lati ka festuar ditëlindjen e saj të 60-të. Mirëpo vetëm dje, vajza e saj, Roza ka ndarë në rrjete sociale pamjet nga festa e madhe mes miqve dhe të afërmve të të dyjave.

Advertisements

Roza i ka bërë të ëmës urimin më të ëmbël, ku mes të tjerave i premton Ritës që do bëjë gjithçka vetëm për ta parë të buzëqeshur, dhe nëse nga e qeshura do i shkaktohen rrudha, atëherë do ia paguajë dhe botoxin.

“Disa momente nga festa e ditelindjes se mamit… Kenaqesia me e madhe per mua, eshte te shoh syte e saj te qeshin…. syte e saj kane qeshur gjithmone sepse ai ka qene profesioni i saj…. por… thelle thelle…. kur syte e saj drejtohen te une….. aty eshte nisja e zanafilles pse jetoj une… kush jam une… dhe bota ndalon.

Advertisements

Mos u plaksh kurre o Rita Lati (sic s’po plakesh) dhe te premtoj…. qe syte e qeshur do i kesh gjithmone. Do bej gjithshka per ata syte e tu… edhe nese nga e qeshura e madhe mund te behen rrudha… s’ka gje mamo ta paguaj edhe botoxin no problem. Te dua. Me respekt, Fumiu”, ka shkruar Roza.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakShqipëria me pagat më të ulëta për stafet mjekësore në Europë
Artikulli tjetërPërfshihet nga flakët Pylli i Pishës pjesë e Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, ja si ndodhi