“Situata në vend më e rëndë se në vitet ’90”, Meta: Shqiptarët duhet të marrin në dorë fatet e tyre

Presidenti Ilir Meta jep alarmin për situatën në vend që sipas tij është më dëshpëruese se në vitet ’90.

Advertisements

Presidenti Meta ka reaguar pas një shkrimi të prestigjiozes “Le Monde” rreth ritmeve shqetësuese të shpopullimit të Shqipërisë.

Meta thekson se rruga që duhet ndjekur është që shqiptarët të marrin në dorë fatet e tyre.

Advertisements

Mesazhi i Metës:

Ritmet shqetësuese të shpopullimit të Shqipërisë edhe sipas prestigjozes “Le Monde” tregojnë se situata në vend është më dëshpëruese se në vitet ’90.

Adresimi i menjëhershëm i këtij fenomeni është emergjencë kombëtare, dhe çdo neglizhencë e mëtejshme do të kishte pasoja katastrofike.

Koha për të rikthyer shpresën tek shqiptarët është tani!

Rruga që duhet ndjekur është e qartë: Shqiptarët duhet të marrin në dorë fatet e tyre!

Çdo pritshmëri tjetër është NAIVITET, ILUZION dhe TRADHTI!

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakArre stohet maniaku francez, përdorte foto të Lorik Canës për të gjuajtur femrat
Artikulli tjetër5 javë në spital, gazetari Mark Simoni flet me lot në sy(Ç’po ndodh te Shefqet Ndroqi)