Si u zbardh vr.asja e Eglantina Bucit/ Çfarë zbuloi ADN-ja

Vr.asja dhe fshehja e kuf.omës së një vajzë 23-vjeçare në Tiranë është zbardhur pas 8 vitesh nga Policia, që ka arr.estuar si autorë babanë dhe vëllanë e saj.

Advertisements

Ngjarja e ndodhur në vitin 2012 është zbuluar pas identifikimit të kuf.omës që u gjet në Malin e Fagut në Shëngjergj, më 18 shtator të po atij viti. Pas hetimeve intensive të nisura në vitin 2017, është zbuluar se Eglantina Buci është vr.arë me a.rmë zja.rri nga babai e vëllai i saj sepse kishte ikur nga shtëpia për të bashkëjetuar me të dashurin.

Familja me origjinë nga Dibra, me banim në Bathore, nuk e ka pranuar vendimin e vajzës, në atë kohë 23 vjeçe, dhe babë e bir kanë marrë vendimin fa.tal për të e për shumë vite me radhë kanë fshehur gjithçka.

Advertisements

Policia e Tiranës tha dje se ka finalizuar operacionin e koduar “Heshtja”, duke ekzekutuar masat e sigurisë “Ar.rest me bu.rg” për Faik Bucin, 66 vjeç, i cili u arrestua në shtëpinë e tij dhe Shkëlzen Bucin, 37 vjeç, i cili ndodhet në bu.rg për një vr.asje të mbetur në tentativë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 2012, ku Eglantina Buci, atëherë vetëm 23 vjeç, shkoi të bashkëjetonte me të dashurin e saj në zonën e Freskut në Tiranë edhe pse familja e kundërshtonte një fakt të tillë.

Pasi mësuan ku ishte vajza, babai i saj Faik Buci dhe vëllai Shkëlzen Buci shkuan dhe e morën Eglantinën nga shtëpia ku jetonte në zonën e Freskut në Tiranë duke e vr.arë më pas.

Disa vite më vonë, në zonën e Malit me Gropa u gjetën pjesë esh.trash duke bërë që policia fillimisht të dyshojë për vajzën e humbur duke marrë pjesë të ADN-së së nënës së saj për t’i krahasuar.

Pas analizave rezultoi se ADN-ja e es.htrave dhe e nënës së Eglantinës përputheshin duke vërtetuar se bëhej fjalë pikërisht për vajzën e zhdukur.

Mësohet se Faik Buci ishte i divo.rcuar nga nëna e vi.ktimës dhe bashkëjetonte me një grua tjetër.

Të dhënat nga ADN-ja u bashkuan me informacione në rrugë operative duke bërë që të zbulohej tërësisht ngjarja e tmer.rshme e 8 viteve më parë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Mark, si ka mundësi jam kaq …”, Rudina Dembacaj zbulon pyetjen që i bën çdo mëngjes burrit të saj
Artikulli tjetër“Nuk është një e shtunë si çdo tjetër”, mjekja rrëfen për herë të parë tm errin e përjetuar