Shtetasit shqiptarë në radhë, Ambasada në Athinë publikon fotot: Ju vuani një ditë po ne jemi …

Ambasada Shqiptare në Athinë u kërkon ndjesë shtetasve shqiptarë që presin në radhë për të marrë shërbime, ndërsa kërkon të bëhet durim deri në 15 tetor.

Advertisements

“Ora 21:30 – Të dashur bashkëatdhetarë! Ju vuani një ditë, ne jemi të njejtët dhe ju shërbejmë çdo ditë! Siç e shikoni po punojmë me orare të zgjatura që të arrijmë t’ju japim shërbimin që meritoni! Kini besim, nga 15 tetori 2020 çdo gjë do jetë siç e keni shpresuar! Kërkojmë thjesht mirëkuptim nga ata që do vijnë në ditët në vijim dhe të respektoni rregullat dhe oraret orientuese që kemi caktuar”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Shpesh në rrjetet sociale janë publikuar pamje nga ambientet e Ambasadës sonë në Athinë, ku qytetarët qëndrojnë në radhë për të marrë shërbime me orë të tëra.

Advertisements

Brenda Ambasades Shqiptare ne Athine:

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHabit këshilltari i Erdogan: Grekët janë xhuxhë, do vdê sin urie, ja çfarë mund t’ju bejmë
Artikulli tjetërShqipëria në 3 vendet e fundit për të bërë biznes, Basha: Qeveria dështoi!