“Shqiptarëve nuk mund t’ua hedh më”, Jorida Tabaku publikon faktet: Rama zhyti shqiptarët në mjerim dhe riciklon premtimet të pambajtura për ulje taksash

Ish-deputetja thotë se çdo ditë po mbyllen 50 biznese duke çuar borxhin në 90%.
TIRANE– Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku përmes një statusi të publikuar në rrjetin e saj social ‘Facebook’ ka shkruar se Rama nuk mundet t’jua hedhë shqiptarëve.

Advertisements

Tabaku shkroi se shqiptarëve iu janë rritur taksat, kanë rënë investimet e huaja me 100 mln euro. Më tej ish-deputetja thotë se çdo ditë po mbyllen 50 biznese duke çuar borxhin në 90%.

Postimi i plotë:

Advertisements

“Shqiptarëve nuk mund t’ua hedh më Rama.” Jorida Tabaku publikon faktet: Rama zhyti shqiptarët në mjerim dhe rociklon premtimet të pambajtura për ulje talsash. Oferta e PD zgjidh krizën në vend

Bashkë me dy ministra Finance doli për të folur për fushën në të cilën ka dështuar më shumë: EKONOMINË.

Në këto 7 vite:

– 97% e shqiptarëve kanë paguar 4,2 mld euro taksa të rritura

– Investimet e huaja kanë rënë nivele minimale dhe vetëm 6 muaj e fundit kanë rënë me 100 mln euro

– Çdo ditë janë mbyllur 50 biznese dhe vetëm gjatë pandemisë 30 000 biznese kanë deklaruar statusin inaktiv.

– Shqipëria ka rënie të prodhimit industrial me 11.2%– Shqiptarët besojnë gjithnjë e më pak se ekonomia do të ecë pozitivisht në vitet në vijim. Besimi në ekonomi ka rënë me 50.2 pikë minimum historic qe kur eshte krijuar treguesi.

– Korrupsioni ka arritur nivelet më të larta me 7,2 mld euro të certifikuara nga KLSH.

– Borxhi po arrin në nivelin 90% së bashku me faturën korruptive të koncesioneve.

– 155 mln euro vendime nga arbitrazhi, dëme te shkaktuara nga papërgjegjshmeria dhe interesat personale dhe qe do i paguajne shqiptaret nga xhepat e tyre.

Dhe çfarë bën sot Rama? Riciklon figurat dhe premtimet e vjetra për ulje taksash!

Ai vërtet i mendon shqiptarët me memorie të shkurtër por gabohet.

Tashmë shqiptarët e kanë të qartë zgjedhjen për ofertën ekonomike dhe zgjidhjen për krizën në vend.

Ne nuk bejmë propagandë. Ne flasim me fakte. Ne kemi ofertën tonë konkrete që nxit konsumin, rrit të ardhurat dhe prodhon një shtresë të mesme. Ofertën që mundëson një ekonomi prodhuese dhe në shërbim të qytetarit. Ne ofrojmë mundësinë që taksat e shqiptarëve mos të vidhen nga koncesionet dhe PPP-të. Shqipëria në Punë është vizioni që na drejton dhe frymëzon për të qenë konkurues jo me një forcë politike anti-biznes por të konkurueshëm me rajonin.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPamje dramatike/ Ishin duke ngjitur ajsbergun, ai fundoset dhe…
Artikulli tjetërRikthehen lëkundjet sizmike/ Tërmeti g odet Durrësin, epiqendra në detin Adriatik