Shqipëria në 3 vendet e fundit për të bërë biznes, Basha: Qeveria dështoi!

Duke cituar një raport të EuCham që e rendit Shqipërinë në tre vendet e fundit për të bërë biznes në Europë, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet se kjo tregon qartë se qeveria Rama ka dështuar.

Advertisements

Sipas kryedemokratit, kriza është shtrirë në çdo hallkë të ekonomisë dhe me Ramën kryeministër, Shqipëria u bë ndër vendet më të korruptuara, dhe me taksat më të larta në rajon.

Me disa postime në Twitter, Basha pohon se me planin e PD-së shqiptarët do të kenë taksën e sheshtë 9%, që do t’i japë frymë ekonomisë.

Advertisements

“Raporti i fundit i EuCham që e rendit 🇦🇱 ndër tre vendet e fundit në 🇪🇺 për të bërë biznes, konfirmon qartë se kjo qeveri ka dështuar: sot kriza është shtrirë në çdo hallkë të ekonomisë. Me Ramën, Shqipëria u bë ndër vendet më të korruptuara, me taksat më të larta në rajon,më pak tërheqëse për investime.

Vendit sot i duhet një model i ri ekonomik, me taksa të ulëta,mbështetje për sipërmarrjen, stimulim për investimet dhe bizneset që hapin vende pune.

Me planin tonë ne do të kemi taksën e sheshtë 9%,do të luftojmë konkurencën e pandershme dhe korrupsionin, do ti japim frymëmarrje ekonomisë për të sjellë investime, mundësi punësimi me të ardhura dinjitoze dhe jetë më të mirë për të gjithë shqiptarët.”, shkruan Basha./Opinion.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakShtetasit shqiptarë në radhë, Ambasada në Athinë publikon fotot: Ju vuani një ditë po ne jemi …
Artikulli tjetërVeseli në vend të Ismajlit, Reja ka dy dilema për ndeshjen me Bjellorusinë, ja formacioni i mundshem