Këngëtari Shpat Kasapi ka vendosur që t’i japë fund beqarisë. “Prive” shkruan se Kasapi ka vendosur që me rastin e 35-vjetorit të lindjes së tij, të organizojë një dasmë dhe të bëjë një festë të madhe për të dyja gëzimet e tij.
Advertisements
Vajza me të cilën do të martohet këngëtari, është Selvija, brunja me të cilën u fotografua në disa bare, teksa kaoeshin përdore.
“Shpati ka më shumë se një vit i lidhur. Vajza quhet Selvije dhe në të kaluarën ka pasur një sallon bukurie të sajin. Njihet gjerësisht për punën e saj ndër vite pasi ka punuar me fytyra publike në Maqedoni”– kanë treguar për “Prive” burime pranë çiftit.
Advertisements
Vetë çifti nuk i ka konfirmuar ende lajmet dhe nuk ka deklaruar asgjë publikisht.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!