SHOKON hulumtimi: Fëmijët me simptoma të lehta ose pa shenja mund të përhapin COVID-19

Pra sipas të dhënave fëmijët mund të bartin virusin nga mjediset e kujdesit për fëmijët në shtëpitë e tyre, shkruajnë studiuesit në një raport të lëshuar nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Advertisements

SHBA- Tre institucione të fëmijëve në Utah në bazë të një hulumtimi kanë zbuluar se fëmijët me simptoma të lehta ose pa simptoma mund të transmetojnë COVID-19. mediat e huaja kanë bërë të ditur se hulumtimi thotë se 12 fëmijë u infektuan me COVID-19 në një institucion të kujdesit për fëmijë dhe ua transmetuan dhe 12 personave të tjerë jashtë institucionit, përfshirë anëtarët e shtëpisë.

Pra sipas të dhënave fëmijët mund të bartin virusin nga mjediset e kujdesit për fëmijët në shtëpitë e tyre, shkruajnë studiuesit në një raport të lëshuar nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Advertisements

Studiuesit po ashtu analizuan të dhënat e gjurmimit të kontaktit të 184 njerëzve që ishin të lidhura me tre institucionet e kujdesit për fëmijët në Salt Lake County. Ata gjetën të paktën dy fëmijë që nuk kishin asnjë simptomë, dhe ua transmetuan njerëzve të tjerë, përfshirë një nënë e cila ishte shtruar në spital. Ndërkohë një fëmijë 8 muajsh I cili ishte infektuar me Covid-19 përhapi virusin te të dy prindërit.

Studiuesit thonë se dy të infektuarit e parë ishin anëtarë të stafit që kishin kontakte me virusin që e transmetuan fëmijët.

Burimi: CNN

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMullixhiu 15-vjeçar/ Zef Gjini nga Vau i Dejës vazhdon traditën e katër brezave
Artikulli tjetërTër meti në Lezhë, sizmiologu: Eshtë i izoluar, nuk ka lidhje me atë të Durrësit