Shkollat hapin dyert të hënën

“Të gjitha shkollat do të hapin dyert të hënën për të mirëpritur nxënësit, edhe pse këtë vit me një realitet të ri të kushtëzuar nga pandemia e koronavirusit”.

Advertisements

Në disa shkolla janë identifikuar mësues të infektuar me koronavirus, por kjo nuk do të çoj në mos hapjen e shkollave.

“Shkolla Jeronim de Rada është një prej shkollave në kryeqytet e cila ka 5 mësues të infektuar me koronavirus, ndërsa janë në pritje të rezultateve të testit të gjithë mësuesit e shkollës. Pavarësisht kësaj situate, Ministria e Arsimit tha për Televizionin Klan se ajo do të fillojë procesin mësimor të hënën, ndërsa do të bëhet zëvendësimi i mësuesve të infektuar.

Advertisements

E njëjta procedurë, sipas Ministrisë së Arsimit, do të ndiqet me të gjitha shkollat që tashmë kanë mësues që janë izoluar si pasojë e Covid-19

Por ky vendim është vetëm për fillimin e shkollës, pasi protokollet e Institutit të Shëndetit Publik dhe po ashtu rregullorja e hartuar nga Ministria e Arsimit parashikon që në rastet kur një mësues apo nxënës do të infektohet, atëherë do të bëhet vlerësimi i rastit që mund të çojë nga mbyllja e një klase deri në mbylljen e shkollës.

Në të gjithë vendin janë rreth 480 mijë nxënës dhe 30 mijë mësues që do të zhvillojnë mësim në 1760 shkolla. Sa i takon procesit mësimor në 1100 shkolla do të jetë me një turn, në 480 me dy turne dhe në 180 shkolla me 4 turne. Ministria e Arsimit bën me dije se ka në gatishmëri edhe 1 mijë mësues të cilët do të rekrutohen në rastet kur do të jetë e nevojshme.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakBur.goset gruaja që pr.eu dorën e vet për ma shtrimin e sigurimeve 1mln euro
Artikulli tjetërI riu nga Durrësi bën gjestin fisnik! I gërvish makinën vajzës dhe nuk largohet por ja cfare ben