“Shkolla ‘Sami Frashëri’ me fat që u tro ndit nga tërmeti”, deklarata e Rudina Magjistarit bën namin ne rrjet(video)

Moderatorja e njohur Rudina Magjistari e nisi sezonin e ri të emisionit të saj me një deklaratë e cila ka habitur jo pak teleshikuesit, të cilët e kanë quajtur ‘perlën e radhës’ nga prezantuesja.

Advertisements

I ftuari i parë i emisionit për këtë sezon ishte kryebashkiaku Erion Veliaj, ku foli për familjen, punën e Covidin e sapokaluar.

Por në një moment, teksa Veliaj fliste për sfidat e punës, u përmend shkolla ‘Sami Frashëri’, e goditur nga tërmeti i 26 nëntorit, godinë e cila u shemb për t’u rindërtuar nga e para.

Advertisements

Prezantuesja e emisionit “Rudina” në këtë moment tha:

“Shkolla Sami Frashëri dy herë me fat! Një herë që të ka pasur ty nxënës (Erion Veliajn) dhe një herë që u tro ndit nga tërmeti, sepse do kërkojnë të gjitha shkollat të bëhen si Sami Frashëri…“.

Kjo nuk është hera e parë që Magjistari bën deklarata që shkaktojnë bujë, e jo pak herë ajo u është përgjigjur kritikëve, duke theksuar tek origjinaliteti që ajo përcjell në moderimin e saj.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMe shume se 20 dite i zhdukur/ Policia britanike e shqetësuar për 17-vjeçarin shqiptar. Ja apeli qe ben
Artikulli tjetërVolfsburgu i ofron shumen marramëndëse Kukësit që ndeshja të luhet në Gjermani