Rritja e pagave me 40 për qind, eksperti Dasho: Qesharake, ja çfarë nevojitet

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, e ka cilësuar qesharake rritjen e pagave me 40 për qind për mjekët dhe infermierët, në kushtet kur mungesat janë të shumta.

Advertisements

Përmes një postimi në rrjetet sociale, doktori konsideron të ngutshme nevojën për rikonceptimin e financimit të shëndetësisë në tërësi, ndërtimin e një spitali modern terciar dhe çfarë është me rëndësi, transformimin e modelit menaxhues duke i siguruar mëvetësi.

erion dasho infektiv“Rritja prej 40% e pagave të mjekëve përkthehet në terma financiarë në afërsisht 10 milionë dollarë, diku rreth 3- 4% e buxhetit vjetor të shëndetësisë. Një rritje që duhet vlerësuar, sepse kolegët që punojnë në shëndetësi meritojnë më tepër se dyfishimin e pagave qesharake që marrin. Por, e parë në kontekst të asaj që nevojitet realisht, kjo rritje është qesharake dhe miope. Shqipëria sot ka nevojë të rikonceptojë tërësisht financimin e shëndetësisë, i cili është një miks as gjerman dhe as anglez, duke qenë i vetmi sistem financimi europian që nuk ka bërë asnjë përpjekje serioze për t’u reformuar, që kur u krijua në vitin 1996.

Advertisements

Shqipëria sot ka nevojë të ndërtojë nga e para një spital modern terciar dhe 4 ose 5 spitale rajonale, një investim i cili do të kërkojë të paktën 1 miliard dollarë. Shqipëria sot ka nevojë të ndryshojë totalisht modelin menaxhues, nga modeli i centralizuar drejt një modeli autonom, që konkurron me sektorin privat në kushte të barabarta. Shqipëria sot ka nevojë të zbatojë teknologji të reja, kryesisht në fushën e informacionit shëndetësor, ku mjeku shqiptar akoma shkruan në letër kartelën e pacientit, sikundër e shkruante në papirus mjeku egjiptian 4 mijë vjet më parë. Këto dhe masa të tjera janë ato që priten në shëndetësi dhe jo gënjeshtra e radhës, karamelja qesharake 10 milionë dollarëshe për mjekët dhe qytetarët”, ka shkruar doktori.

Sipas tij, ndërsa fatura për rritjen e pagave të personelit shëndetësor rëndon 10 milionë dollarë, shumëfishi i kësaj vlere shkon për koncesionet, pjesa më e madhe e të cilave, edhe kur bëjnë sens nga ana teknike, janë gropa financiare të mbivlerësuara dhe të mbipaguara nga taksat e shqiptarëve.

“Nëse duam një shëndetësi bashkëkohore që i mban mjekët në Shqipëri dhe nuk i zbon dyerve të botës, këto masa duhen marrë. Përndryshe, duke menduar dhe punuar tre vjet për oligarkët dhe një vit për mjekët, sistemi që fut ujë nga të gjitha anët nuk e ka të gjatë”, mbyll statusin e tij doktori.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVjen mesazhi i fortë nga ambasadori i BE në Tiranë
Artikulli tjetërLiqeni i Ujmanit merr emrin e Trump, eurodeputetja gjermane revoltohet