Shqetesimit te madh te te prinderve dhe familjareve per nje rrrezik te shtuar nga hapja e shkollave dhe ankthit qe i shoqeron nese femijet infektohen dhe e sjellin virusin ne shtepi u pergjigjet me shifra dhe fakte mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti.
Advertisements
Me nje shenim te gjate ne faqen e tij ne Facebook, mjeku Alimehmeti numeron rastet e shume shteteve, qe ne baze te analizave te bera vendosen per hapjen e shkollave.
Sipas tij, “ka shumë studime vëzhgimore nga shtete të ndryshme, shumë modele dhe shumë meta-analiza që na lejojnë të pohojmë statusin e ulët transmetues të fëmijëve në krahasim me të rriturit”.
Advertisements
Si përfundim ai thekson:
✅ Fëmijët nuk kontribuojnë shumë në dinamikën e epidemisë së SARS-CoV-2 .
✅ Infeksionet sekondare, të shkaktuara nga fëmijët, janë shumë të ulëta.
✅ Vatrat e ndezura nga rastet pediatrike janë të rralla.
Postimi nga Alimehmeti
“Çdo e vërtetë kalon në tre faza. Në fillim e përqeshin. Më pas e kundështojnë dhunshëm. Në fund e pranojnë si të vertetë evidente.”
Cit. Arthur Schopenhauer
✅ Shkolla nisi miqtë e mi dhe ky është një lajm shumë i mirë!
🙏 Është fare mirë i kuptueshëm shqetësimi i çdokujt për shëndetin e fëmijëve, mësuesve dhe familjarëve të tyre të moshuar në shtëpi, prandaj le të bëjmë qartësi.
Më poshtë po citoj disa evidenca të kryera në shumë shtete të ndryshme dhe mbi të cilat janë bazuar disa shtete europiane (p.sh. Franca) në marrjen e vendimeve mbi shkollat.
✅ Tashmë ka shumë studime vëzhgimore nga shtete të ndryshme, shumë modele dhe shumë meta-analiza që na lejojnë të pohojmë statusin e ulët transmetues të fëmijëve në krahasim me të rriturit:
🇮🇪 Në Irlandë:
👉Në shkollë nuk u sëmur asnjë prej 1.001 fëmijëve që patën kontakt të ngushtë me 3 raste pediatrike të konfirmuara (10-15 vjeç) dhe me 3 raste të rriturish me COVID-19.
📑 Heavey L., Casey G., Kelly C. No evidence of secondary transmission of COVID-19 from children attending school in Ireland, 2020. Euro Surveill. 2020;25:2000903.
🇬🇧 Në Angli:
👉Pas rihapjes së shkollave në Qershor dhe Korrik 2020, survejanca kombëtare tregoi se u infektuan vetëm 70 ndër 1 milionë fëmijë që shkonin në çerdhe, kopësht apo shkollë fillore.
👉Vetëm 0.01% e institucioneve arsimore pati një shpërthim.
📑 Ismail S., Saliba V., Lopez Bernal J. 2020. SARS-CoV-2 infection and transmission in educational settings: cross-sectional analysis of clusters and outbreaks in England. https://www.medrxiv.org/conte…/10.1101/2020.08.21.20178574v1.)
🇨🇳 Në Guangzhou – Kinë:
👉Një studim retrospektiv i 195 vatrave brendafamiljave tregoi se moshat <20 vjeç kishin riskun më të ulët për t’u infektuar (-77% risk relativ) në krahasim me moshat mbi 60 vjeç.
📑 Jing Q.L., Liu M.J., Zhang Z.B. Household secondary attack rate of COVID-19 and associated determinants in Guangzhou, China: a retrospective cohort study. Lancet Infect Dis. 2020 [S1473-3099(20):30471-0]
🇨🇭 Në Zvicër:
👉Vlerësimi i 111 kontakteve brendafamiljare i 40 rasteve me fëmijë të infektuar (<16 vjeç) tregoi se fëmija dyshohej se ishte rasti i parë në familje në vetëm 8% të rasteve.
📑 Posfay-Barbe K.M., Wagner N., Gauthey M. COVID-19 in children and the dynamics of infection in families. Pediatrics. 2020;146:e20201576
🇦🇺 Në Australi:
👉Testimi i kontakteve të 12 fëmijëve dhe 15 të rriturve në 15 shkolla dhe 10 çerdhe/kopështe tregoi se risku i infektimit “nga fëmija te fëmija” ishte vetëm 0.3%, risku i infektimit “nga fëmija te i rrituri” ishte 1%, risku i infektimit “nga i rrituri te fëmija” ishte 1.5%, ndërsa risku i infektimit “nga i rrituri te i rrituri” ishte 4.4%.
👉Vetëm një çerdhe pati një shpërthim me 6 të rritur dhe 7 fëmijë të infektuar ndër 35 kontakte. Të gjitha infektimet ishin “nga i rrituri te të rriturit” dhe “nga i rrituri te fëmija”.
📑 Macartney K., Quinn H.E., Pillsbury A.J. Transmission of SARS-CoV-2 in Australian educational settings: a prospective cohort study. Lancet Child Adolesc Health. 2020
🇫🇷 Në Francë:
👉80 nxënës u testuan në 3 klasa të ndjekura nga një 9-vjeçar i infektuar. Nuk u gjet asnjë infektim i ri.
📑 Danis K., Epaulard O., Benet T. Cluster of Coronavirus Disease 2019 (COVID-19) in the French Alps, February 2020. Clin Infect Dis. 2020;71:825–832.
🇰🇷 Në Kore:
👉U analizuan raportimet e kontakteve të 5706 rasteve. Fëmijët 0-9 vjeç përbënin vetëm 0.5% të rasteve (n=29), ndërsa fëmijët 10-19 vjeç përbënin vetëm 2.2% të rasteve (n=124).
👉Numri it ë infektuarve në shtëpi ishte shumë më i lartë në shtëpi (11.8%) se sa jashtë shtëpisë (1.9%).
👉Raporti i rasteve të lidhura me rastin e parë (index case) ishte më i ulëti te fëmijët 0-9 vjeç (5.3% në shtëpi dhe 1.1% jashtë shtëpisë).
👉Ky raport ishte më i lartë te 10-19 vjeçarët (18.6% në shtëpi dhe 0.9% jashtë shtëpisë).
📑 Park Y.J., Choe Y.J., Park O. Contact tracing during Coronavirus disease outbreak, South Korea, 2020. Emerg Infect Dis. 2020;26
🇺🇸 Në Rhode Island – SHBA:
👉U implementua një survejancë e rreptë pas rihapjes së 666 komuniteteve për fëmijë (0-12 vjeç), ku të rriturit mbanin maskë.
👉Raportimet e infektimeve ishin të rralla: 25 situata me 1 një rast të parë dhe asnjë infektim të dytë; 4 situata me transmetim dytësor të mundshëm.
📑 Link-Gelles R., DellaGrotta A.L., Molina C. Limited Secondary Transmission of SARS-CoV-2 in Child Care Programs – Rhode Island, June 1-July 31, 2020. MMWR Morb Mortal Wkly Rep. 2020;69:1170–1172.
✅ Ky transmetim më i ulët i infeksionit nga fëmijët duket se nuk varet nga ngarkesa virale e matur me PCR, ngarkesë e cila nuk ndryshon ndërmjet fëmijëve dhe të rriturve simptomatikë, madje mund të jetë edhe më e lartë te fëmijët.
📑 Jones T.C., Mühlemann B., Veith T. 2020. An analysis of SARS-CoV-2 viral load by patient age. https://www.medrxiv.org/conte…/10.1101/2020.06.08.20125484v1.
📑 L’Huillier A.G., Torriani G., Pigny F. Culture-competent SARS-CoV-2 in nasopharynx of symptomatic neonates, children, and adolescents. Emerg Infect Dis. 2020;26
📑 Heald-Sargent T., Muller W.J., Zheng X. Age-related differences in nasopharyngeal severe acute respiratory syndrome coronavirus 2 (SARS-CoV-2) levels in patients with mild to moderate coronavirus disease 2019 (COVID-19) JAMA Pediatr. 2020
Si përfundim mund të thuhet se:
✅ Fëmijët nuk kontribuojnë shumë në dinamikën e epidemisë së SARS-CoV-2 .
✅ Infeksionet sekondare, të shkaktuara nga fëmijët, janë shumë të ulëta.
✅ Vatrat e ndezura nga rastet pediatrike janë të rralla.
🙏 Informacioni mbi fëmijët do të vazhdojë edhe më tej, pasi çdo prind e ka mendjen te shëndeti dhe mirëqenia e engjëjve të vegjël.
🙏 Ndërkohë urime dhe suksese në shkollë!
🙏 Arsimi i mirë bën diferencën në jetë!
Dr. Shk. Ilir Alimehmeti
Epidemiolog Klinik
Fakulteti i Mjekësisë, UMT
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!