Nga të testuarit 2.6% – ose e thënë ndryshe rreth 13 mijë njerëz – testuar pozitivisht dhe do të karantinohen derisa të rezulatet të jenë negative.
Advertisements
ITALI– Rikthimi në shkolla në kohë koronavirusi është kthyer në debatin e momentin. Në Itali rreth 500 mijë mësues dhe staf i shkollave kanë bërë tamponin dhe testin serologjik për Covid-19.
Nga të testuarit 2.6% – ose e thënë ndryshe rreth 13 mijë njerëz – testuar pozitivisht dhe do të karantinohen derisa të rezulatet të jenë negative.
Advertisements
Që prej rastit të parë të shënuar në vend dhe deri më tani, Itali regjistron plot 286 mijë persona të infektuar nga pandemia. Nga të infektuarit, 35,603 kanë ndërruar jetë.
Ndërkohë që me debate është shoqëruar edhe në Shqipëri hapja e shkollave më 14 shtator. Qeveria ka publikuar një plan masash, duke kërkuar ndjekjen rigoroze të tij. Ndërsa opozita nga ana e saj kërkon testim çdo ditë për mësuesit, në mënyrë që shkollat të mos kthehen në çerdhe infektimi.
Deri më tani, edhe pa hapjen e shkollave, disa mësues ose pjesë e stafit të disa prej shkollave në vend kanë rezultuar pozitivë dhe janë vetëkarantinuar.
Marrë nga La Stampa
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!