Reshje shiu në disa zona, mësoni si do të jetë moti në fundjavë

Dita e shtunë prashikohet të ketë mot kryesisht të vranët e intervale kthjellimesh.

Advertisements

Sipas Shërbimit Meterologjik, do të ketë dhe reshje shiu me intensitet të ulët në zonën Jugore-Juglindore të vendit deri në orët e mesditës. Era parashikohet nga kuadrati i Veriut me shpejtësi 2-12m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 20m/sek.

Kurse dita e diel parashikohet të ketë mot me alternime vranësirash dhe kthjellime.

Advertisements

Era parashikohet nga kuadrati i Veriut me shpejtësi 2-10m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 15m/sek.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakYjet do të ndikojnë për mirë në marrëdhënien tuaj, çfarë kanë rezervuar yjet për ju/ Horoskopi 19 shtator 2020
Artikulli tjetërRozana Radi prek: “Jeta më ka sfiduar me humbje të mëdha, ka patur ditë kur nuk paguaja dot as një paketë cigare”