“Qeveria ka shkëmbyer pronën tek Garda”/ Pano Soko: 1460 m2 truall ia ka kaluar kompanisë private(VENDIMI)

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko ka denoncuar se qeveria Rama, 1460 m2 të Gardës së Republikës ia ka kaluar një kompanie private, “Dushku S.A” shpk. Sipas Sokos në këmbim të kësaj prone, shteti ka marrë një truall në një vend tjetër. Sipas ekspertit të ekonomisë 1470 m2 truall në atë zonë përkthehen në 30 mijë m2 ndërtim dhe se aty do të ndërtohen kulla të reja në kryeqytet.

Advertisements

“1470 m2 truall në atë zonë përkthehen optimalisht në 30 mijë m2 ndërtim.
Dyqanet me 8.000 €/m2. Apartamentet me 4.000 €/m2. Gjithë gjithë 150 milionë € (pa prishur qejf). Kulla, kulla, kulla. Kulla të reja në qytet..”, shkruan Soko në një postim në Facebook.

Reagimi i plotë:

Advertisements

Mesa duket iu gjend vendi dhe Gardës. Qeveria paska miratuar një shkëmbim prone, ku i këmben 1470 m2 të Gardës me një kompani private. Ia paska kaluar truallin e Gardës kompanisë private dhe ka marrë mbrapsht një sasi trualli në një vend tjetër.
Pa asnjë lloj leverdishmërie ekonomike, pa asnjë lloj përfitimi publik. Thjesht ka bëre shkëmbimin dhe kaq. Por kujdes, pa asnjë lloj përfitueshmërie publike, por përfitueshmëri private ka sa të hanë dhe qentë..

1470 m2 truall në atë zonë përkthehen optimalisht në 30 mijë m2 ndërtim.
Dyqanet me 8.000 €/m2. Apartamentet me 4.000 €/m2. Gjithë gjithë 150 milionë € (pa prishur qejf). Kulla, kulla, kulla. Kulla të reja në qytet..

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakFMN: Tërmeti dhe Covid pasoja të mëdha, ekonomia shqiptare pritet të tkurret me 7.5% deri në fund të 2020
Artikulli tjetërE rralle! Shqiptarja bëhet nënë në moshën 14 vjeçare