Sot është një ditë e shënuar për të madhen Nënë Terezën. Për herë të parë, janë bërë publike tri letra origjinale të shenjtës Tereza me fragmente në shqip, dhe një fotografi e rrallë gjatë vizitës në Shkodër.
Advertisements
Letrat janë publikuar në Qendrën për Hapje edhe Dialog në ekspozitën në nderim të katërvjetorit të shenjtërimit të Shenjtës Terezë (5 shtator 2016), ku u ekspozua një prej dorëshkrimeve origjinale të saj me pasazhe në shqip.
Letrat që i përkasin gushtit 1989, tetorit 1989 dhe janarit 1990, i drejtoheshin Ramiz Alisë, në cilësinë e Presidentit të Republikës, me qëllim lejimin e ardhjes së saj në Shqipëri e më pas, të çeljes së misionit të saj edhe në vendin tonë.
Advertisements
“Zemra jeme ka ni dishir të madhe me ardh në Shqipni”, shkruan Nënë Tereza në letrën për autoritetet shqiptare.
Letra e saj, e tetorit ’89-të, ka qenë e papërpunuar në Arkivin Qendror të Shtetit, si pjesë e fondit të papërpunuar të Ramiz Alisë dhe përpunimi i gjithë ish Arkivit Qendror të asaj kohe, ishte një prioritet që përfundoi si një prioritet i realizuar vetëm këtë vit.
Dy letrat e tjera, të janarit ’90-të dhe ajo më parë, e gushtit ’89-të njihen gjerësisht.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!