Pse duhet të pimë qumësht para se të flemë? Ja përfitimet ne organizëm

Qumështi është i shëndetshëm për kockat, por jo vetëm! Nëse e konsumoni atë para gjumit, do të keni edhe më shumë përfitime. Për shembull, mund t’ju ndihmojë të flini më shpejt, të bëni një gjumë të qetë dhe madje, edhe të bini në peshë.

Advertisements

Sipas “Bright Side”, pirja e një gote me qumësht para gjumit ë bën jetën tonë më të shëndetshme.

Qumështi ka përbërës që mund të përmirësojnë cilësinë e gjumit tuaj.

Advertisements

Disa studime që janë bërë për njerëzit dhe për kafshët, kanë treguar se konsumimi i qumështit mund të ndikojë tek një gjumë më i mirë. Qumështi përmban triptofan dhe melatonin, të cilat mund t’ju ndihmojnë të flini më shpejt dhe më kollaj.

Triptofani luan një rol të rëndësishëm në prodhimin e serotoninës, e cila ju ndihmon të relaksoheni. Melatonina ju ndihmon që të flini më lehtë. Për më tepër, ato mund t’ju ndihmojnë në zvogëlimin e ankthit dhe të depresionit.

Është një burim i shkëlqyeshëm proteinash.

Nëse konsumoni darkë shumë vonë, mund të keni shqetësime gjatë natës dhe nuk do të lini rehat. Nëse ju ndodh kjo, provoni të pini qumësht, sepse mund t’ju qetësojë dhe kështu, mund të flini të qetë.

Pirja e qumështit para gjumit mund të jetë diçka psikologjike për disa persona.

Nëse prej kohësh pini qumësht para gjumit, atëherë kjo gjë ju është kthyer në një zakon. Një teori tjetër thotë se pirja e qumështit të ngrohtë para se të shtriheni mund t’ju kujtojë momentet kur bënit të njëjtën gjë kur ishit fëmijë.

Mund t’ju ndihmojë të bini në peshë.

Nëse nuk flini të qetë dhe rehat, gjumi mund të kthehet në një nga faktorët që ndikojnë në shtimin e peshës tek ju. Por, nëse qumështi ka aftësinë që t’ju bëjë të flini më shpejt dhe më mirë, atëherë shtimi në peshë nuk është më një opsion. Meqë qumështi është i pasur me proteina, ai mund të zëvendësojë nepsin për ëmbëlsira gjatë natës.

Megjithatë, nëse vini re fryrje në stomak, nëse keni gazra apo ngërçe, atëherë trupi juaj mund të mos e pranojë laktozën që gjendet tek qumështi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakGreqia i vjen në ndihmë Shqipërisë, ja gjesti i madh qe pritet të bëjë
Artikulli tjetërNga vajzë videoklipesh në sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Brendshme, kush është Elena Pici që zëvëndësoi Plarent Ndrecën