Protesta e mjekeve tek QSUT-ja/ Kirurgu Ruka: As Rama as Manastirliu nuk kanë pranuar takim, mashtruan sindikatën

Ditën e sotme mjekët dhe infermierët kanë zhvilluar një protestë afro një orëshe tek Urgjenca e QSUT-së. Ashtu siç ishte paralajmëruar bluzat e bardha braktisën punën dhe protestuan në ambientet e jashtme të Urgjencës në QSUT për 4 kërkesat e tyre.

Advertisements

Doktor Ibrahim Ruka kirurg në QSUT tha për mediat që sindikata u mashtrua pasi as kryeministri Edi Rama as ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nuk kanë pranuar takimin me përfaqësinë e mjekëve. Ai tha se sot protesta do të jetë për një orë, ndërsa më tej do të merret një vendim nga këshilli koordinativ.

“Sot sapo morëm lajmin që dhe kryeministri dhe ministrja nuk kanë pranuar të takohen me përfaqësinë e sindikatës por kanë lënë këshilltarët në dispozicion të tyre. Ky është një mashtrim i madh që i kanë bërë sindikatës dje. Besoj që do mblidhet këshilli koordinativ dhe do vendosë për më tutje. Sot është një orëshe protesta më pas do merret vendim nga këshilli”, deklaroi kirurgu Ruka.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakStuhi dhe reshje të dendura, meteorologu i njohur grek tregon çfarë e pret Shqipërinë në orët e ardhshme
Artikulli tjetër5 llojet e njerëzve që kurrë nuk duhet t’i mbani afër