Grenell ka theksuar se në këtë takim nuk është nënshkruar asnjë marrëveshje me SHBA-të. Po ashtu ai ka thënë se edhe presidenti Trump ka dhënë konfirmimin që dy vendet ballakanike të punojnë së bashku në realizimin e marrëveshjes.
Advertisements
SHBA- I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, është shprehur se në takimin e së premtes mes Kosovës dhe Serbisë në Washington është nënshkruar vetëm marrëveshje bashkëpunimi.
Grenell ka theksuar se në këtë takim nuk është nënshkruar asnjë marrëveshje me SHBA-të por Serbia dhe Kosova kanë nënshkruar marrëveshjen për të punuar me njëra-tjetrën
Advertisements
Përsai i përket marrëveshjeve të nënshkuara nga të dyja palët ish-ambasadori amerikan në Gjermani theksoi se marrëveshjet janë të njëjta 99.9% përveç pikës së fundit, ku jepet njohja e Kosovës nga Izraeli.
“Serbia do të zhvendos ambasadën e saj deri në qershor të vitit të ardhshëm (në Jerusalem) – është pjesë e marrëveshjes, e sa i përket Kosovës, është gjithçka njëjtë deri te pika e fundit ku theksohet se do të ketë njohje reciproke me Izraelin. Para se gjithash, nuk do të tentoja të shpjegoja çfarë mendoi presidenti Aleksandar Vuçiç kur iu drejtua mediave serbe. Atë çfarë ka thënë në sallën për takime është se bëhet fjalë për një marrëveshje historike që do të normalizoj rajonin. Ka folur për zonën e Mini-Shengenit. Sa i përket pikës 10, është e gabuar të thuhet se ka ekzistuar pika e 10-të. Asnjë prej tyre nuk ka qenë e renditur me numra, nuk e di nga doli kjo”, ka thënë Grenell.
Richard Grenell: "I'm just going to talk about Kosovo-Serbia. I don't know if you can find it on a map…you might be too young…maybe it's too complicated an issue for you all."@jeffmason1: "I don't think any of us came here for a lecture about our questioning." pic.twitter.com/8nXKyCNv3J
— CSPAN (@cspan) September 4, 2020
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!