Disa ditë më vonë është dërguar në mjekim në Gjermani, me kërkesë të gruas së tij. Ekspertët gjermanë thonë se kritiku i Kremlinit është helmuar me agjentin nervor Noviçok.
Advertisements
RUSI- Politikani opozitar rus, Alexei Navalny, ka publikuar një fotografi duke ecur shkallëve, pesë ditë pasi një spital në Berlin e largoi atë nga ventilator për frymëmarrje. Navalny është sëmurë papritmas gjatë një fluturimi brenda Rusisë, më 20 gusht.
Disa ditë më vonë është dërguar në mjekim në Gjermani, me kërkesë të gruas së tij. Ekspertët gjermanë thonë se kritiku i Kremlinit është helmuar me agjentin nervor Noviçok.
Advertisements
“Më lejoni t’ju tregoj se si po shkon rehabilitimi im. Është një rrugë e qartë, por e gjatë”, shkroi Navalny në Instagram.
Kritiku i Kremlinit tha se ai ende nuk mund ta përdorë telefonin dhe ka vështirësi të mbush gotën me ujë apo të ngjitet shkallëve për shkak të paqëndrueshmërisë.
Sipas ekipit të Navalnyt, në shishe të ujit në dhomën e tij të hotelit, janë gjetur gjurmë të agjentit nervor Noviçok. Kremlini i ka quajtur “absurde” këto raportime të cilat u përkrahën edhe nga Gjermania dhe qeveri të tjera perëndimore.
Burimi: .cnbc.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!