“Përgjithmonë”, Miriam Cani poston videon romantike

Padyshim që Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë një ndër çiftet më të dashur për publikun.

Advertisements

Pas 12 viteve lidhje, çifti kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre më 7 maj të vitit 2019.

Ata kanë edhe dy fëmijë së bashku, një vajzë që quhet Ameli dhe një djalë, i cili quhet Duam.

Advertisements

Kohët e fundit, çifti nuk ka postuar shumë në rrjete sociale, ashtu sikurse nuk kanë qenë shumë aktivë me projekte të reja apo me intervista.

Mirëpo mbrëmjen e djeshme, Miriam ka ndarë me ndjekësit një video ku shfaqet dorë për dore me Albanin, ndërkohë që videon e ka shoqëruar me një këngë mjaft të bukur, e cila tiullohet “You are the reason” nga Calum Scott.

Në video nuk dallohet nëse dyshja është jashtë në një darkë romantike, apo në shtëpi, por sidoqoftë, ajo transmeton shumë dashuri.

Miriami dhe Albani u bënë prindër për herë të dytë më 14 janar të këtij viti, kur Duam erdhi në jetë. Emri i tij vjen nga kënga me të cilën çifti kurorëzoi dashurinë e tyre, si dhe nga lajmi që do të bëheshin prindër sërish.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Gjykata Kushtetuese dhe e Lartë funksionale sa më shpejt”/ Ambasadorja e Francës bën deklaratën e fortë
Artikulli tjetërPasi fitoi betejën me COVID-19, deputeti shqiptar kthehet në Kuvend dhe i bën apelin qytetarëve