Toka ndodhet vetëm në Lindje të Macon, në zonën rurale Wilkinson County, Georgia dhe është një strehë për njerezit me ngjyre.
SHBA– “Mirësevini në Liri!” – është emri që agjentja e pasurive të patundshme Ashley Scott dhe 19 familje të tjera i kanë vendosur tokës me 97 hektarë tokë që u blenë për familjet me ngjyrë.
Advertisements
“Unë shpresoj se do të jetë një strehë e sigurt për njerëzit me ngjyrë, për familjet në veçanti”, thotë Scott.
Toka ndodhet vetëm në Lindje të Macon, në zonën rurale Wilkinson County, Georgia. Scott dhe shoqja e saj, investitorja dhe sipërmarrësja Renee Walters, fillimisht nuk planifikuan të blinin një tokë të madhe, por kishin një vizion të qartë – të krijonin një hapësirë të sigurt për familjet e tyre me ngjyrë.
Advertisements
“Të jesh në gjendje të krijosh një komunitet që po lulëzon, që është i sigurt, që ka bujqësi dhe biznese tregtare që mbështesin njëri-tjetrin dhe që dollarët qarkullojnë në komunitetin tonë, është vizioni ynë.”
Trazirat që pushtuan vendin në fillim të këtij viti pas vrasjeve të George Floyd dhe Breonna Taylor në duart e policisë dhe afër shtëpisë, vdekja me armë zjarri e Ahmaud Arbery ndërsa bënte vrap jashtë Brunswick, nxiti gratë të krijonin për një komunitet i ri dhe të sigurtë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!