Pas largimit të Xhemit, zbulohet kush do prezantojë këtë vit Portokallinë krah Salsanos

Largimet e bujshme nga “Portokallia” kanë qenë në vëmendje të mediave rozë së fundmi. Një nga largimet që u komentua më shumë ishte ai i moderatores Xhemi Shehu. Pas largimit të Xhemit, kurioziteti ka qenë i madh se kush do e drejtojë spektaklin krah Salsanos, i cili duket se nuk do të largohet nga TCH.

Advertisements

Burime për revista “Who” tregojnë se Eneda Tarifa do të jetë ajo që do të prezantojë këtë vit krah Salsanos. Ajo është parë ditët e fundit në ambientet e “Top Channel”, pranë stafit të “Portokalli”.

Këngëtarja ka qenë edhe më parë prezantuese e këtij spektakli krah Salsanos dhe Xhemit e tashmë duket se është gati për t’ju rikthyer kësaj eksperience, por tashmë në skenë do të jenë dy dhe jo tre.

Advertisements

Mbetet për tu parë zyrtarizimi i kësaj lëvizje që do të rikthente në ekran dhe Enedën.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Ndryshimi i rregullave para zgjedhjeve”/ Opozita e Bashkuar kërkesa OSBE/ODIHR
Artikulli tjetërPanë ‘El Clasicon’ në Spanjë me paratë e biznesmenit që po gjykonin, GJKKO shpall fajtorë tre gjyqtarët e Durrësit, ja denimi (EMRAT)