Sinoptikanët kanë paralajmëruar se Veri-Perëndimi i Greqisë dhe Jugu i Shqipërisë do të pushtohet nga moti i keq në orët ne vijim.
Advertisements
Gazetari Aleksandër Marku, bën të ditur se sipas sinoptikanëve grek fenomenet me mot të keq do të jenë në pjesën e Jonit verior dhe më pas do të drejtohen për nga Shqipëria.
Si pasojë e ndryshimeve atmosferike do të ketë erëra të forta nga 60-70 km/h ndërsa deti do të ketë dallgëzim 6-7 ball.
Advertisements
Paralajmërimet janë bërë që në orët e para të mëngjesit ku thuhet se do të ketë rrebeshe të forta shiu dhe gjithashtu edhe reshje breshëri.
Ky paralajmërim i sinoptikanëve grek, vjen pas ciklonit që goditi Greqinë disa ditë më parë, ku shkaktoi dëme kolosale të llogaritura deri në 100 mln euro.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!