Paralajmërimi/ Moti në zonën e detit Jon do përkeqësohet, ja ç’thone ekspertet

Si rezultat i krijimit të një cikloni, me erëra të fuqishme dhe reshje shiu, nga mbrëmja e datës 16 shtator deri më 19 shtator 2020 moti në zonën e Detit Jon në veri do të përkeqësohet.

Advertisements

Moti i përkeqësuar në jug të Italisë do të vazhdojë në drejtim të lindjes më konkretisht në zonën e Greqisë. Këto zona do të përfshihen nga era me shpejtësi deri në 60 milje në orë ku lartësia e dallgës së detit arrin në 5.5 metra dhe periudha 8 sek. Ditën e premte dhe të shtunë vendi ynë do të përfshihet nga era me drejtim veri, veri-perëndim, veri-lindje.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë dhe që udhëtojnë në destinacion zonën e detit Jon i Veriut, më konkretisht në zonën e Italisë së Jugut dhe Greqisë, duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qënë të sigurt dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTens ionet në Mesdheun Lindor/ Merkel ndërhyn përsëri, telefonon Erdogan
Artikulli tjetërEkze kutohet në Elbasan vëllai i Talo Çelës