Dy eksplorues në Arktik u përballën me një përvojë gati vdekjeprurëse kur një ajsberg që po ngjisnin u fundos në det, por fatmirësisht ata arritën të mbijetonin.
Advertisements
Eksploruesit Mike Horn dhe Fred Roux po ngjisnin një ajsberg në afërsi të Polit të Veriut kur ajo u përmbys. Në një video të publikuar në rrjete sociale, është fiksuar momenti kur ajsbergu rrotullohet dhe rrezikon së tepërmi jetën e eksploruesve.
Dy personat e përfshirë në incident, ishin pjesë e një ekipi eksploruesish që po lundro rreth Svalbard- një arkipelag në rrethin e Arktikut midis Norvegjisë dhe Polit të Veriut.
Advertisements
“Unë kam 30 vite që eksploroj nëpër det. Kam bërë shumë aventura të rrezikshme gjatë këtyre viteve, ku natyrisht kam pasur dhe mjaft aksidente, por kjo që na ndodhi në Svalbard ishte më e tmerrshmja. Unë dhe miku im Fred jemi duke e lënë pas krahëve incidentin. Në fund të fundit e rëndësishme është të kthehemi gjallë në shtëpi”, u shpreh Mike.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!