“Nuk vishem ekstravagante, nuk dal në klube”- Almeda Abazi tregon sa xheloz është Tolgahan

Almeda Abazi është në një marrëdhënie të lumtur me aktorin turk Tolgahan Sayisman. Ata kurorëzuan dashurinë në martesë 3 vite më parë, ndërkohë që janë prindër të një djali. E ftuar në “Ditë e Re” me Arjola Shehun, Almeda ka folur më shumë për lidhjen e tyre dhe nuk mungoi tema e xhelozisë.

Advertisements

Ndryshe nga shumë çifte që e shohin si problematike mes tyre, ajo ka treguar se për ta çdo gjë është në rregull dhe nuk i japin shkasë njëri-tjetrit që të bëhen xhelozë. Pavarësisht punës që bëjnë, Almeda ka treguar se ndonëse ndodh të jetë xheloze, nuk e kalon asnjëherë limitin. Po Tolgahan?

“Tolgahan nuk ka patur shkak që të bëhet xheloz, sepse s’jam tip që kam qejf ta bëj xheloz dhe nuk e çoj deri në atë pikë. Unë nuk vishem ekstravagante, kështu që nuk ka pse të bëhet xheloz nga veshja. Nuk jam tip që jam gjithë kohës jashtë, në klube me shoqet, kështu që nuk ka pse bëhet xheloz kur unë dal. S’jam tip që më luajnë sytë sa andej këtej. Jam shumë njeri i mbyllur me familjen, me jetën time. Kam atë rrethin tim, ai e di shumë mirë këtë gjë dhe është rehat në këtë aspekt.”

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLAJM I FUNDIT/ 150 raste të reja me koronavirus në 24 orë, ja harta e përhapjes në vend
Artikulli tjetërKthimi i fëmijëve shqiptarë nga kampet në Siri, Lleshaj vizitë në Liban