Ndërkohë që “Meteoballkan”, ka parashikuar që një tjetër ciklon pritet të kalojë në vendin tonë, por do të jetë më pak i fuqishëm se ai që kaluam, meteorologu Hakil Osmani ka një lajm të mirë.
Advertisements
Moti i keq i cili ka mbërthyer vendin tonë prej disa ditësh pritet të ketë një përmirësim përgjatë fundjavës. Në një lidhje direkte me emisionin ‘ABC-ja e Mëngjesit’, meteorologu Hakil Osmani nga Meteoalb u shpreh se nga e mërkura temperaturat do fillojnë të rriten. Ai tha se e njëjta situatë do të paraqitet edhe në Kosovë.
“Do ketë një përmirësim të kushteve të motit në fundjavë. Vlerat termike kanë pësuar rënie gjatë kësaj fundjave ndërsa duke filluar nga dita e martë dhe e mërkurë kemi rritje duke bërë që deri në fundjavë të shkojnë deri në 30 gradë. Kosova ka pasur prezencë të dukshme te reshjeve dhe vranësirave.
Advertisements
Në ditët në vijim presim që edhe Kosova të ketë një përmirësim të kushteve të motit. Deri në fundjavë temperaturat do shkojnë në 24-25 gradë celcius. Kjo vlerë është normale për stinën ku jemi. Pritet që në fundjavë të kemi një rritje akoma më të madhe. Zonat bregdetare do jetë me temperaturë të qëndrueshme gjatë fundjavës”, tha Hakil Osmani.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!