Vedat Muriqi tashmë do të ketë mundësinë të bashkohet me Lacion, ku ai u transferua në këtë merkato nga Fenerbahçe.
Advertisements
Më 20 shtator, sulmuesi i Kosovës mori lajmin e keq se ishte pozitiv me Koronavirus, duke u izoluar menjëherë në Stamboll, ku ai ndodhej.
26-vjeçari nuk stërvitet prej një muaji dhe tashmë do ta ketë mundësinë ta bëjë këtë me Lacios, teksa pas tamponit të bërë së fundmi, ka marrë lajmin e mirë që e ka kaluar virusin dhe ka dalë negativë.
Advertisements
Një lehtësim ky për sulmuesin, që po kalonte një periudhë të vështirë, si fillim me dëmtimin dhe më pas rezultoi pozitiv me Koronavirus.
Në sezonin e ri Muriqi do të jetë pjesë e Lacios, që e bleu atë nga Fenerbahçe për rreth 18 milionë euro.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!