Nga vajzë videoklipesh në sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Brendshme, kush është Elena Pici që zëvëndësoi Plarent Ndrecën

Ditën e sotme dha dorëheqjen nga detyra sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme Plarent Ndreca.

Advertisements

Nuk dihen ende arsyet e këtij largimi teksa menjëherë u gjet edhe zëvendësuesja, shkruan newsbomb.al.

Bëhet fjalë për Elena Picin, një vajzë e re simpatike dhe e panjohur për publikun në fakt.

Advertisements

Ose së paku për ‘publikun’ politik sepse Elena e ka një publik si showgirl.

Sekretarja e Përgjithshme e MB, njihet si figurante videoklipesh. Ajo ka qenë ‘personazhi kryesor’ i Alban Skenderajt në klipin ‘Mirëmëngjes’ në rolin e një kamariereje që shërben kafen dhe josh një të ri i cili bie në dashuri me të.

Nejse, se për pak dolëm nga fabula…

Elena as më pak e as më shumë sot zëvendësoi Plarent Ndrecën, i cili nga ana tjetër ka një karrierë të konsiderueshme në funksione drejtuese.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPse duhet të pimë qumësht para se të flemë? Ja përfitimet ne organizëm
Artikulli tjetërYjet do të ndikojnë për mirë në marrëdhënien tuaj, çfarë kanë rezervuar yjet për ju/ Horoskopi 19 shtator 2020