Nga blerja e një apartamenti në Tiranë te super dhuratat nga babai/ Zbardhet vendimi për gjyqtaren e Apelit, Elona Toro

Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Elona Toro u konfirmua me shumicë votash në shkallën e parë të vettingut në 17 qershor të këtij viti edhe pse vetë komisioni ka qenë i ndarë në vendim, pasi Toro dha deklarata të ndryshme për pasurinë e saj.

Advertisements

Sipas rrjetit të gazetarëve investigativë BIRN anëtarja e komisonit që votoi kundër, Etleda Çiftja argumenton se personat, përmes të cilëve ka justifikuar pasurinë Elona Toro, nuk kanë pasur burime të mjaftueshme për dhuratat dhe huatë.

BIRN ka vënë në lupë të gjithë ecurinë e procesit të vettingut për gjytaren e Apelit të Tiranës. Sipas anëtares së komisionit të vettingut Çiftja, gjyqtarja Toro ka kryer deklarim të pasaktë për burimet e ligjshme të blerjes së një apartamenti me sipërfaqe 112.7 m2 në Tiranë, me vlerë 135 mijë euro dhe “nuk ka patur burime të ligjshme për kryerjen e të gjitha pagesave”. Çiftja shpjegon se Toro ka pasqyruar burime të ndryshme financiare në deklaratën vetting, krahasuar me ato që ka specifikuar gjatë hetimit administrativ.

Advertisements

Një tjetër kontestim i anëtares në pakicë të trupës lidhet me pamundësinë financiare të babait të gjyqtares për të krijuar vlerat prej 6 mijë euro dhe 4 mijë dollarë në vitin 2005 që gjyqtarja pretendon se i janë dhurua. Sipas Çiftes, babai rezulton me balancë negative prej 3 milionë lekësh dhe ka mungesë të ardhurash të ligjshme për disa dhurime në favor të fëmijëve.

Po gjatë procesit është zbuluar mospërputhje për deklarimin e një huaje prej 45 mijë eurosh e marrë nga shtetasi me inicialet A.LL, mik i ngushtë me bashkëshortin e gjyqtares. Të gjitha justifikimet për blerjen e apartamentin janë rrëzuar nga zonja Ciftja.
“Në përfundim, në lidhje me analizimin e burimeve të blerjes së këtij apartamenti me sip. 112.7 m2 në Tiranë, unë si anëtare në pakicë, ndryshe nga shumica e trupit gjykues, dal në konkluzionin se subjekti i rivlerësimit: i. nuk shpjegoi bindshëm burimin e ligjshëm të kësaj pasurie dhe të të ardhurave të ligjshme që kanë shërbyer për këtë qëllim; ka paraqitur në mënyrë të pasaktë këtë pasuri; dhe ka kryer deklarim të pamjaftueshëm sipas parashikimeve të nenit 33 të ligjit nr. 84/2016.”

Probleme me deklarimin ka pasur dhe me burimet e financimit të një automjeti të blerë në 2013. Në përfundim, anëtarja në pakicë, Etleda Çiftja vlerëson se gjyqtarja Elona Toro ka kryer deklarim të pamjaftueshëm e të pasaktë për kontrollin e pasurisë dhe se në bashkim me mangësitë profesionale, në vlerësimin tërësor të çështjes, duhej të ishte shkarkuar nga detyra.

“Deklaratat noteriale të bëra gjatë hetimit edhe ato pas rezultateve të hetimit nga huadhënësi dhe familjarët e tij, ngelen vetëm në nivel deklarativ dhe nuk mund të marrin vlerë provuese”.

Nga praktika e deritanishme, vendimet e jo unanime të marra në shkallën e parë të vettingut janë apeluar nga komisioneri publik. Afati i apelimit është 15 ditë nga zyratizimi i vendimit, dhe deri në javën e parë të tetorit duhet që ky komisioner të vihet në lëvizje.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakOFL i shenjestroi/ Kush janë Donika dhe Arta Çoku që rekrutonin xhih adistë, njëra në kërkim nga Italia
Artikulli tjetërVjen mesazhi i fortë nga ambasadori i BE në Tiranë