Ditën e sotme në orën 10:00 bluzat e bardha do të zhvillojnë një protestë në oborrin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Mjekët dhe infermierët janë qartë në kërkesat e tyre. Ata duan rritje të vlerësueshme të trajtimit financiar si dhe të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor.
Advertisements
Po kështu, mjekët, infermierët dhe pjesëtarë të tjerë të stafit kanë kërkuar leje për tubim në Policinë e Shtetit por u është mohuar, pasi nuk lejohen grumbullimet për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Sakaq, sapo u bë publik lajmi se mjekët do të dalin në protestë, erdhi edhe një reagim nga kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit i ftoi mjekët që të zhvillojnë një takim sot në orën 09:00, një orë para protestës.
Advertisements
Ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë lëvizjen e radhës. Pasditen e djeshme ai ka mbledhur ekspertët e mjekësisë dhe ish-deputetët, të cilëve u ka kërkuar përgatitjen e një drafti për menaxhimin e situatës së pandemisë në vend. Gjatë fjalës së tij kryedemokrati theksoi se kushtet e vështira në të cilat duhet të punojnë mjekët dhe pjesa tjetër e stafit, duke akuzuar kryeministrin dhe ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu për neglizhencë të gjendjes në të cilën ndodhet vendi.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!