Aktori i madh shqiptar Adem Mikullovci është ndarë nga jeta sot, pak pas mesnate. Lajmin e trishtë e ka dhënë fillimisht deputeti Behgjet Pacolli, e më pas me radhë kanë reaguar të gjithë politikanët shqiptarë, në Tiranë, Prishtinë e Shkup.
Advertisements
Sot një video e tij po qarkullon në rrjetet sociale, kur Mikullovci ishte edhe në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, si deputet, ku merrte pjesë nëpër seanca në shumicën e rasteve.
Një moment i cili bërë bujë të madhe ishte kur ish-kryetari i parlamentit, Kadri Veseli i dha fjalën Mikullovcit, derisa aktori e imitoi atë duke i thënë
Advertisements
‘’Fola kryetar si po folni ju, shumë shpejt po lexoni, s’po ju kuptojmë, spo di çka po votoj.’’
Derisa Kadri Veseli i tha se mendoj se aktori nuk ishte mirë, por ia bëri me dije që ai nuk ishte mirë vetë.
Ky moment ngjalli shumë reagime e komente të cilët e cilësonin si një nga momentet më qesharake në Kuvendin e Kosovës.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!