Murrizi dhe Valteri ‘festojnë’ krijimin e partisë me bodigardin e Ramës. Fotot pikante nga takimi, çfarë po ‘kurdiset’?

Deputetët e opozitës parlamentare Myslim Murrizi dhe Halit Valteri duket se krijimin e forcës së tyre të re politike kanë gjetur ta ‘festojnë’ me një personazh të pazakontë. Fotot e siguruara nga Faxweb.al tregojnë Murrizin dhe Valterin nën shoqërinë e truprojës së kryeministrit Edi Rama. Ata shihen duke konsumuar një kafe dhe duke biseduar mes tyre në ambientet e një lokali në kryeqytet.

Advertisements

Një takim i pazakontë në një kohë të egër politike ku përballja mes kampeve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare duke se ka nisur vrullshëm për opozitën parlamentare.

Pak ditë më parë deputetja tjetër e opozitës parlamentare Rudina Hajdari nuk iu bashkua formacionit politik të sapokrijuar të Murrizit duke zgjedhur t’i bashkohet Nismës Thurrje. Madje mes tyre pati dhe një përplasje ku Hajdari e quajti partinë e Murrizit një shpk të vogël e cila e ka të pamundur t’i konkurrojë ‘shpk-të’ e mëdha politike që gjenerojnë vota në Shqipëri. Mesa duket partia e sapokrijuar e Murrizit duket se do të ketë dhe nevojën e ndihmës së ‘të mëdhenjve’.
Një takim i cili ngre shumë pikëpyetje dhe e ndërlikon akoma më shumë situatën politike parazgjedhore.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Tër met” në qeveri, kush janë ministrat që pritet të shkarkohen
Artikulli tjetërSKANDAL/ Pula e ‘zhytur’ në ujin e Lanës, laboratori privat e nxjerr pa ba ktere, gati per t’u konsumuar