Kanë kaluar dy muaj nga trag jedia e Kombinatit, ku u vetëf lijuan nëna Zhaneta Josifi me vajzën e saj Anisa, ndërsa vajza tjetër Blerta Josifi arriti që të mbijetojë. 34-vjeçarka ka dalë nga spitali, por gjendja e saj vazhdon të jetë delikate. Xhaxhia i saj tregon për emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, se Blerta vazhdon ti qëndrojë besimit të saj, por shprehet se veprimin që kanë bërë nuk do ta përsërisë.
Advertisements
“Në lidhje me besimin, ajo thotë që unë jam besimtare. Motra ime dhe mami im janë në gjirin e zotit. Nuk reagon siç mund të reagojë një njeri i zakonshëm kur largohet mami ose motra. Është shumë e ngurtë dhe kjo ka lidhje me besimin. Ajo thotë që edhe sot unë do të shkoj tek ungjëllorja, por veprimit që bëmë nuk do ti rikthehemi më”, tregon xhaxhai i Blertës, Dhimitraq Josifi.
Ai tregon edhe për vet ëvr asjen e vëllait të tij dhe vështirësitë që ka hasur familja.
Advertisements
“Ngjarje e rëndë ishte edhe për ata edhe për ne. Fëmijët nuk e ndjenë shumë. Unë vajta njëherë na thirri Zhaneta, na tha hajde se vëllai nuk është mirë. Vajta diskutova me mjekun dhe vendosëm ta merrnin me forcë sepse nuk pranonte. Ishte shumë i fuqishëm, tre burra nuk e mbajtën dot. Mua më erdhi keq sepse më tha: ti po më vd es, dhe u tërhoqa”, shprehet Dhimitraqi.
Sipas tij, fillimisht predikimin e kanë nisur vajzat në Përmet dhe më pas Zhaneta në Tiranë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!