Mjekja e QSUT denoncon Live nga oborri: Koncesionari ka zaptuar sipërfaqen, s’na lejojmë të parkojmë, shihni gjobën që kam marrë

Një situatë absurde është prezantuar sot nga mjekja dermatologe pranë Qendrës Universitare “Nënë Tereza”, Monika Fida. Koncesionari që merr përfitimin për menaxhimin e hyrjes së makinave brenda dhe jashtë kampusit, nuk lejon as mjekët që të parkojnë, nëse nuk paguajnë. Ajo ka publikuar edhe komunikimin me nëndrejtorin e QSUT, teksa shpreh revoltën, sesi edhe bluzat e bardha, që për publikun janë “heronjtë” e përballjes me COVID-19, nuk lejohet të parkojnë megjithëse sipërfaqja e oborrit të QSUT është e gjitha e lirë.

Advertisements

“Mirëmëngjes, të lutëm shumë-Na krijoni minimumin e kushtit të vimë e të parkojmë si njerëz, pas infektivit është bosh, vi për qendrën e konsultave sot dhe për në Fakultet. Të paktën hapeni për personel pas infektivit”,-është teksti i mesazhit që mjekja i dërgon nëndrejtorit të QSUT.

VIDEO-DENONCIMI I PLOTË:

Advertisements

“Atëherë po flas live nga QSUT, jam mjeke konsulente pranë shërbimit të Dermatologjisë, pranë konsultave të Dermatologjisë, duhet të trajtojmë mjekët sot. Shiheni është kohë me shi, po flas se sot shiheni bosh komplet sipërfaqja. Atje do të jap mësim unë sot tek studentët, kjo është sipërfaqja bosh këtu Kjo sipërfaqe nuk lejohet që të përdoret nga mjekët që sot do të japin këtu shërbim. Koncesionari i parkimit ka bllokuar gjithë vendet, ndërsa ne bluzat e bardha që deri dje ishim heronjtë, nuk lejohemi që të përdorim ambientin këtu. Kjo është gjoba që unë kam marrë, shiheni. Pas komunikimit me nëndrejtorin e QSUT, nuk lejohemi të parkojmë, se s’ka vend QSUT për mjekët, se s’ka vend për të ofruar shërbim.”-thotë Fida.

Kjo nuk është hera e parë që mjekët dhe infermierët denoncojnë zhvatjen që sipas tyre po iu bëhet nga koncesionari i QSUT. Ata hyjnë çdo ditë për të shkuar në punë në ambientet e kampusit, por janë të detyruar të paguajnë si të gjithë qytetarët e tjerë. Prej dhjetorit 2018, qeveria ia ka ngarkuar menaxhimin e parkingut në QSUT Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Kujdes, do dështoni”, Meri Shehu paralajmëron këtë shenjë horoskopi
Artikulli tjetërAksident në Berat/ Motori humbet kontrollin dhe godet nga prapa BENZ-in, shoferi në gjendje të rëndë në spital(Video)