Ministri Krasniqi tregon arsyet që çuan në ndalimin e importit të vajit të palmës

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka marrë vendim për ndalimin e përkohshëm të vajit të palmës dhe importit të djathit dhe produkteve të ngjashme të djathit me yndyrë bimore (vaji i palmës).

Advertisements

Me këtë vendim obligohen mekanizmat inspektues të institucioneve të Kosovës që t’i inspektojnë dhe njëkohësisht edhe t’i obligojnë operatorët ekonomikë, që të bëjnë ndarjen e produkteve të qumështit me yndyrë bimore (vaj palme) prej atyre me origjinë shtazore nëpër pikat tregtare në tregun e Kosovës.

Krasniqi thotë se këtë vendim e ka marrë pas shumë kërkesave e diskutimeve, dhe konsultimeve me ekspertë.

Advertisements

“Me këtë vendim ndalohet edhe importi i djathit dhe produkteve tjera me përmbajtje të vajit të palmës”, ka shkruar Krasniqi.

Më poshtë vendimi i plotë:

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Motra jote më e mirë se ti”, Dojna Mema revoltohet pas komentit që mori: “Injorancë”
Artikulli tjetërKosova nuk gjen qetësi/ Vd.esin tre persona dhe konfirmohen 70 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit