Mësimi në televizor, Mehmeti: Pas mësimit jepen reklama intimo dhe filma me dashuri

Specialisti i Arsimit Ndriçim Mehmeti shpreh kritika ndaj ministrisë së Arsimit se nuk ka plan të qartë për fillimin e shkollës më 14 shtator.

Advertisements

I ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora mëngjesin e sotëm, Ndriçim Mehmeti renditi të gjitha problematikat dhe paqartësitë e udhëzuesit të MAS. Madje nuk kurseu as ironinë.

Ndër të tjera ai u ndal edhe tek fakti i të bërit mësim nga shtëpia nëpërmjet televizorit, ku sipas Mehmetit është qesharake fakti që nga mësimi online, në trasmetim futen reklama intimo apo filma me dashuri:

Advertisements

“Unë nuk po them që të gjithë fëmijët do bëhen shkencëtar, por kur ai nuk ka as televizor ti më thua mua jap leksione në televizor. Po ça televizor zeza tani, leksione. Ti jep leksion në televizor, dhe kur jep reklama fut reklama, intimo, e kam parë vetë reklamën. Kur jep reklamë, jep filmin e radhës me dashuri, ose jep një film që jepet Rambo”- shprehet specialisti.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakA ka lidhje midis zemërimit dhe ankthit? Tetë faktorë kur ju duhet të shkoni tek doktorit. Flet profesori
Artikulli tjetërMirusha nuk ka nevojë për ne, por ne për të!? – Flet aktivistja Flutra Zymi