Leo Mesi ishte një nga lojtarët më te afërt të Luis Suarezit te Barcelona, dhe është pikërisht argjentinasi ai që e ka përjetuar më keq një lragim të tij.
Advertisements
Uruguaiani u largua në drejtim të Atletikos së Madridit, duke u detyruar nga drejtuesit ta bëjë diçka të tillë, pasi dëshira ishte të qëndronte te katalanasit. Për këtë, Mesi i ka kushtuar një postim në profilin e tij uruguaianit, ku sulmon hapur klubin, duke thënë se nuk meritonte ta largonin kështu, por vazhdon më tej duke thënë se me këtë që është krijuar tani nuk e surprizon më asgjë nga drejtuesit.
“Sa e vështirë do të jetë të mos e ndaj më ditën me ju siç bëja më parë, si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Do më mungosh shumë. Kaluam shumë vite bashkë, ishim shumë të afërt, dreka, darka. Kaluam shumë gjëra që nuk do të harrohen kurrë. Do jetë e çuditshme të të shikoj me një fanellë tjetër dhe aq më tepër si kundërshtar.
Advertisements
Ju meritonit të largoheshit siç e meritonit, si një nga lojtarët më të rëndësishëm në histori të klubit, pasi arrite gjëra të mëdha këtu, si individualisht ashtu edhe në skuadër. Nuk meritoje të të largonin kështu. Megjithatë e vërteta është se në këtë situatë tani asgjë nuk më habit. Të uroj gjithë të mirat në aventurën e re, shihemi së shpejti.”, shkruan Mesi.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!