Përfundon 2-2 sfida e Olimpicos mes Roma e Juventus, për javën e dytë të Serie A. Verdhekuqtë shkuan dy herë në avantazh me golat e Veretout (i pari me penallti), por dy herë u arritën nga Cristiano Ronaldo, madje goli i dytë me bardhezinjtë në inferioritet numerik, pas daljes me kartonin e dytë të verdhë të Rabiot. Për Romën debutoi Marash Kumbulla nga minuta e pare me verdhekuqtë që kanë fituar një lojtar me një të ardhme të madhe.
Advertisements
Mbrojtësi shqiptar ka marrë komplimente për paraqitjen në fushë kundër “Zonjës së Vjetër”. “Calciomercato” e vlerësoi 20-vjeçarin për sigurinë, guximin dhe përballjen e fortë me dy lojtarët e Juventusit Dejan Kulusevskin dhe Aron Ramsey.
Marash Kumbulla (6.5): Debutim drithërues për Kumbullën, por shtatlarti shqiptar nuk zvarritet përballë dyshes Kulusevski-Ramsej dhe nuk kursehet të ndërhyhë fort kur loja e kërkon. Nga 3 mbrojtësit e Romës, është më i shpejti dhe më i sigurti. Një start i mirë për presidentin Dan Fridkin.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!