Marko Benconi, një adoleshent 17-vjeçar nga Bergamo, ka kaluar momente shumë të vështira, teksa është infektuar me Koronavirus dhe gjendja e tij ka qenë shumë e rëndë.
Advertisements
Pas periudhës së vështirë të kaluar, gjendja e Markos për fat të mirë ka shkuar drejt përmirësimit. Edhe pse në një gjendje të rëndë, dashuria e Markos për futbollin nuk u ndal. Idhulli i tij? Është pikërisht sulmuesi i skuadrës së Kukësit, Godberg Kuper. Sulmuesi italian i ka bërë një surprizë shumë të bukur 17-vjeçarit, duke i dhuruar një fanellë të Kukësit me emrin e tij. Për faqen zyrtare të Kukësit, Kuper është shprehur: “”Unë e njoh Markon sepse fillimisht është nga lagjia ime por edhe sepse në Bergamo, bëhen lojëra të ndryshme me fëmijë dhe mua më ka rastisur që ta njoh.
Veç Markos, njoh edhe vëllanë e tij dhe më tregoi që është i sëmurë. Ai më tha gjithashtu se mua më shihte si një idhull dhe se minimumi që mund të bëja në këtë moment ishte t’i dhuroja një fanellë të ekipit. Këtë e bëra për t’i treguar se unë jam krah tij për të luftuar kundër Koronavirusit dhe çdo shqetësimi tjetër që ka.
Advertisements
Jam shumë i lumtur që ai u bë mirë. Është vetëm një fëmijë 17 vjeç por është një lu ftëtar i vërtetë, një hero. Jam i lumtur që mund të përqafojë familjen e tij, shoqërinë e tij dhe që hap pas hapi mund të rikthehet në jetën e përditshme.
Tani, ai është idhulli im! Nuk të ndodh çdo ditë të shohësh një 17-vjeçar që lu fton me virusin dhe sëmundjen dhe ia del të fitojë.”
PANORAMASPORT.AL
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!