Elbasani është “zgjuar” sërish me trazira. Gjatë natës është djegur pjesërish makina tip “Porsche” e biznesmenit Elis Bahushi. Ky i fundit është tregtar i metrazheve dhe një prej biznesmenëve të njohur në Elbasan, pronar i një kompleksi gjigant bar dhe restorant në lagjen “28 nëntori” dhe i disa dyqaneve në lagjen “Hekurudha”.
Advertisements
Mirëpo ky i fundit mund ta ketë dokumentuar vetë ndodhinë, pasi të gjitha komplekset e tij janë të mbushura me kamera sigurie. Bahushi është mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku edhe poston nga ambientet e brendshme të biznesit të tij. Në zyrën e tij, Bahushi ka pamje nga çdo kënd i jashtëm dhe i brendshëm i bizneseve të tij. Ndërkohë zyra është e arreduar me shumë shije, ku vendin më të madh e zë një akuaruim me peshq dhe pije alkoolike, ndërkohë që ka pasion dhe për veshjet luksoze. Dosja.al
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!