Athina zyrtare ka botuar në fletoren e zyrtare vendimin për kufirin shqiptar-grek në kuadër të masave të marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Mësohet se ky vendim është lënë i pandryshuar.
Advertisements
Pra deri në datën 30 shtator, nuk lejohen të hyjnë turistët nga Shqipëria. Në pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës, do të lejohen përkatësisht: 750 në Kakavijë dhe 300 në Kapshticë.
Lejohet të kalojnë vetëm shtetasit grekë dhe ata shqiptarë me leje qëndrimi në Greqi si dhe shtetasit shqiptarë që janë me punë sezonale në Greqi.
Advertisements
Të gjithë personat që kalojnë duhet të keni plotësuar formularin, jo me vonë se 24 orë nga dita e udhëtimit dhe test negativ për Covid-19 jo më herët se 72 orë para hyrjes në kufi.
Të gjithë personat që kalojnë në pikat kufitare dhe aeroportin Elefterios Venizelos, duhet të qëndrojnë në karantinë 7 ditore në banesat e tyre.
Qeveria thotë se ka në plan te shtrëngojë masat edhe brenda vendit ,mbas rritjes drastike të rasteve të infektuara me Covid.
Aktualisht numri i të vde kurve nga Covid-19,ka arritur në 310 persona.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!