Marrëdhëniet Berisha-Basha të tensionuara, zëdhënësja e ish-kryeministrit kritika opozitës

Marrëdhëniet Berisha-Basha duket se nuk janë më ato të dikurshmet.

Advertisements

Ish-kryeministri nuk e ka fshehur zhgënjimin nga dështimi i opozitës me djegien e mandateve. Plani ishte që të rrëzohej qeveria dhe të kishim zgjedhje të parakohshme, por kjo nuk u arrit. Berisha kërkoi disa herë dhunë dhe protesta, por Basha e la në baltë dhe tensionet mes tyre u rritën. Po ashtu në disa raste Berisha e paralajmëroi Bashën që të qëndrojë larg një pakti me Ramën, gjë që nuk ndodhi. Por tensionet mes tyre duket se vijojnë ende. Dje presidenti nisi konsultat me partitë për datën e re të zgjedhjeve. Opozita këmbëngul te 18 prilli, por zëdhënësja e Berishës, Erla Mëhilli i ka dhënë një goditje të fortë. “Një gjë se kuptoj. Për ca arsye duhet nxituar me datën zgjedhjeve, kur dihet se qeveria është në detyrë, me Kushtetutë, deri në shtator.

Pse duhet më i lënë Ramës pesë muaj kohë për të bërë blerje deputetësh të rinj (mbase dhe duke kthyer në favor të PS rezultatin e zgjedhjeve), por dhe pesë muaj kohë për të kaluar vendime e ligje duke qenë se ai ka dhe ekzekutivin dhe legjislativin. Nejse, këta duhet ta dine më mirë. ps: unë nuk zë mend, prapw vazhdoj mendoj si njeri normal”, shkruan Mëhilli. Gazeta e ka thënë disa herë se ka pasur mjaft tensione Basha-Berisha, pasi kreu demokrat ka devijuar nga linja. Pak kohë më parë, Berisha e tregoi hapur zhgënjimin nga dështimi i protestave. “PD nuk arriti ta rrëzojë Edi Ramën, nuk arriti të pengojë zgjedhjet.

Advertisements

Nëse PD do të rrëzonte Edi Ramën do t’i bënte shërbimin më të jashtëzakonshëm vendit, nëse do të bllokonte zgjedhjet gjithashtu. Nuk i bëri këto, por PD është në betejë e sipër. Unë atë që kam thënë dhe them është se çdo ditë pa protesta është ditë e humbur. Ky njeri, ky shkatërrues i vendit, Shqipëria po shkatërrohet”, tha Berisha. Edhe javët e fundit ish-kryeministri ka kërkuar tensione dhe rrëzim me dhunë të qeverisë, por duket se është lënë në baltë nga të gjithë. Presidenti ka nisur negociatat për datën e zgjedhjeve dhe nuk do ketë as zgjedhje të parakohshme dhe as qeveri teknike sikundër ka kërkuar PD.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakShenjtërimi i Nënë Terezës, Rama e nis ditën dhe uron fundjavë të mbarë me thëniet e saj
Artikulli tjetërHabit Marina Vjollca, ja me çfarë shkon për kafe