Adelina ndërroi jetë një javë pas aksidentit, flet babai i shoferit të BMW-së: Djalin e lanë pas dore, kishte …

Një aks dent i fri kshëm ndodhi mesnatën e 21 shtatorit në Sarandë. Mamia Adelina Rizvani, 57 vjeç, po rikthehej në shtëpi pas një lindjeje në maternitet me ambulancë. Automjeti u përplas me një fuoristradë BMW X5 e cila drejtohej nga Kosta Kaca.

Advertisements

Adelina qëndroi për 7 ditë në Spitalin e Traumës në Tiranë, por fatkeqësisht nuk ia doli që të fitonte betejën me jetën dhe mbylli sytë përgjithmonë më 28 shtator. Kosta Kaca, 24 vjeç, po trajtohej në një spital privat në Tiranë dhe në momentin që mori vesh se Adelina u largua nga kjo jetë, u largua.

Ngjarja ka shumë paqartësi, pasi pretendohet se Kosta u fut me makinën e tij kundravajtje, ndërsa versioni tjetër është që ka qenë ambulanca kundërvajtje. Shoferi i ambulancës, Aleks Kajo, ndodhet në masën e sigurisë “Arr est ne bu rg”, por aktualisht ndodhet në spital në mbikëqyrje policore.

Advertisements

Ky aksident u rikthye edhe njëherë në vëmendjen e publikut nga emisioni “Shqipëria Live” ku pati në një lidhje të drejtpërdrejtë babanë e 24-vjeçarit, Sotir Kaca. Ai u shpreh se policia i ka thënë se ambulanca ka qenë kundravajtje dhe se shoferi i ambulancës ka qenë me shpejtësi të madhe.

“Më thanë se djali për të devijuar aksidentin ka shkuar e ka hyrë në një lokal me makinë. Në spital e takova djalin, ishte në gjendje shoku. Madje kishte frikë për shokun që kishte në makinë, mos i ka ndodhur gjë. Djali thotë se uk e mbaj mend se si më doli ambulanca, ishte shumë shpejt shoferi i ambulancës. Djali ka qenë në krahun e vet”, shpjegon babai i Kostës.

Teksa i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes të së ndjerës, Sotiri shprehet se është munduar që t’i qëndrojë pranë familjes së saj. Madje shton se gjatë kohës që Adelina ishte e shtruar në spital, ai ka shkuar vazhdimisht dhe ka pyetur për shëndetin e saj.

Nga ana tjetër, Kaca tregon edhe momentin kur ka marrë vesh për aksidentin. “Pasi mora vesh për aksidentin e Kostës kemi shkuar në vendin e ngjarjes. I kemi dhënë ndihmën e parë asaj dhe më pas djalit që na thoshin se është jashtë rrezikut për jetën. Por edhe djali ka pl agë të rënda. Kur vajtëm në spitalin e Traumës në Tiranë ai kishte xhama në kokë. Nuk u morën me djalin tim, vetëm me të ndjerën”, tha Sotiri.

I pyetur nëse djali i tij është arratisur nga spitali, Kaça e mohon një gjë të tillë. “Kush do të na vendosë në hasmëri dhe në sh err me miqtë tanë, thonë se djali ka dalë nga spitali. Ai nuk është arratisur, pasi nuk shkoi në spital me polici apo me pranga në duar”, tha ai.

Ndërsa shtoi se e ka marrë vesh se i biri është i shpallur në kërkim nga mediat, pasi nuk ka marrë asnjë njoftim nga ana e policisë. Në fund Kaça tha se ka që dje që nuk flet me djalin e tij, pasi Kosta nuk ka më besim tek ai.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Malazezët do të internohen në Sahara!”/ Parashikimet e frikshme të Baba Vangës për 2021
Artikulli tjetërNis vak sinimi kundër gripit, Manastirliu: Ja kush e merr falas